Ardeno është një kompani që operon për më shumë se 20 vjet në prodhimin dhe përpunimin e drurit, me një gamë të gjerë produktesh si: element druri, karrige, tavolina, kolltuqe, kuzhina, soxhorno, dhoma gjumi dhe mobilje të personalizuara. Eksperienca e punës sonë ka sjelle një markë unike, e cila përcjell besueshmeri, gatishmëri dhe fleksibilitet. Ajo që na dallon në tregun tonë dhe të huaj është: cilësia e materialeve të zgjedhur, përpunimi i tyre, orientimi drejt modeleve të reja, produkte të projektuara me kujdes, vëmendje ndaj detajeve dhe shërbimit ndaj klientit. Mbështetja jonë për konsumatorin është
bazuar mbi parimin e vendosjes në dispozicion të tyre një staf të kualifikuar që plotëson kërkesat e tij. Forca jonë qëndron në aftësitë tona për të vënë në punë makineritë e teknologjisë së lartë dhe kombinimin me prodhimet tradicionale. Njohuritë dhe teknikat moderne janë themeli mbi të cilin kemi ndërtuar me krenari e besueshmëri reputacionin tonë të sukseshëm. ORGANIZIMI INDUSTRIAL Ne u ofrojmë gjithë klientëve tanë mundesinë për të zgjedhur produktin direkt nga fabrika, si dhe nëpërmjet distributorëve tanë brenda dhe jashtë vendit (Itali, Kosovë, Greqi,Maqedoni dhe Mal i Zi). Teknologjia e lartë Gjermane dhe Italiane është e vendosur në 8000 m2 ambjente pune dhe magazinimi dhe 4000m2 ekspozita. Ardeno ofron mbi 500 produkte me një gamë të gjerë të
modeleve, të dizenjove të ndryshme, ekonomike, moderne e klasike. Fokusi ynë mbetet vlera e produkteve dhe cilësia e markës tonë. Gjithashtu kompania jonë është projektuar posaçërisht për të ndihmuar klientët duke ofruar kosto të ulët e realizimin në kohë të produkteve.
Prodhimet tona janë të ndërtuara mbi zgjedhjen e linjave të prodhimit, krijimin e modeleve të reja, zgjedhjen e drurit, teknikat e prodhimit dhe perdorimin e tekstileve dhe ngjyrave. Cdo aspekt i prodhimit tonë është i mbështetur edhe në bashkëpunimin me firma Italiane dhe Gjermane. Produktet Ardeno janë të veçanta dhe të regjistruara sipas ligjit dhe të çertifikuara me: ISO 9001 – 2008: 14001-2004

Autostrada Tiranë - Durrës km2 Tiranë, Albania

+355 68 20 36 300
68 40 63 012