Ligji parashikon organizimin e plotë të veprimtarisë zejtare dhe krijimin e një sistemi dual të kualifikimi, një model tërësisht “gjerman”. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë ka në fokus veprimtarinë zejtare në Republikën e Shqipërisë, kualifikimin profesional në këtë fushë, organizimin e subjekteve zejtare si dhe nxitjen e zhvillimit të zejtarisë.
Duke i munguar strukturës së biznesit, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë i jep vlerë punës individuale, profesionit. Numri i zejtarëve në Shqipëri është shumë i madh, për rrjedhojë identifikimi dhe kualifikimi i tyre do mundësoj një zhvillim gjithëformues dhe të unifikuar në tregun e punës.