Qendra Multifunksionale “New Generation”, e filloi veprimtarinë e saj si Kolegj Profesional, “New Generation” në MASH me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 798, datë 22.07.2009.

Në vitin 2014, nisur nga fakti që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, tashmë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, hartoi Ligjin e plotë për Arsimin Profesional të të rinjve, “New Generation” gjeti përshtatje maksimale në këtë Ministri duke patur programe thellësisht profesionale, por me një synim akoma më të lartë, atë të të qenurit sa më pranë tregut të punës. Kështu për tu shërbyer më mirë interesave të të rinjve, Kolegji Profesional “New Generation” u transformua në një Qendër Multifunksionale.



MUNDESITE E STUDIMIT NE “NEW GENERATION” JANË:

Arsim Profesional nëpërmjet programeve 2 vjecare në profilet:

• MASAZHERI ESTETIKO – KURUESE, program dy vjecar (120 ECTS/kredite)
• ESTETIKE E AVANCUAR, program dy vjecar (120 ECTS/kredite)
• PARUKERI E AVANCUAR, program dy vjecar (120 ECTS/kredite)
• FIZIOTERAPI ESTETIKE, program dy vjecar (120 ECTS/kredite)

Gjithashtu edhe Formim Profesional nëpërmjet kurseve 3, 6, 9 mujore.


Të gjitha programet e studimit janë hartuar bazuar në parimet e Kartës së Bolonjës dhe sipas eksperiencës më të njohur europiane. Çdo vit akademik ka 60 kredite (ECTS) dhe së paku 1500 orë punë të studentit.Studentët pajisen me të gjitha njohuritë, për të hapur dhe menaxhuar me cilësi maksimale Institute bukurie dhe estetike.

Përgjatë historisë 12 vjecare, janë diplomuar/çertifikuar rreth 1200 studentë/kursantë.

100% e të diplomuarve tashmë janë të punësuar në sallonet e bukurisë më cilësore në vend dhe jashtë Shqipërisë, kjo sepse New Generation jep vazhdimisht kontributin e tij si ndërmejtës dinjitoz midis studentëve dhe tregut të punës, nëpërmjet Zyrës për: informim/ punësim/ karrierë/ trajnim gjatë gjithë jetës e cila operon brenda shkolës, dhe vetëpunësimit në New Generation STARTUP ZONE, inkubatorin e inovacionit, ku formohen sipërmarrësit e rinj.

Rr. Dibrës, mbrapa Komisariatit Nr. 4, Rezidenca Tower Bridge, Kulla 3, Tiranë

+355 42421840, +355 692037056