Eksperienca e parë me furrën dhe tregtinë për familjen Nela nis në vitin 1890 në Kavallë (Greqi). Katër vëllezër të familjes NELA, nga të cilët edhe gjyshi i trashëgimtarëve të sotëm Sadiku, hapin një furrë buke dhe një han. Në vitin 1923, familjet NELA kthehen në Shqipëri duke u vendosur në Selitë të Malësisë së Tiranës. Ne vitin 1929 hapin një furrë buke midis Rrugës se Elbasanit dhe Pazarit të Ri, e cila punoi deri në vitin 1940. Gjatë viteve në vijim, Nelat u morën me tregtimin e borës nga e cila prodhohej akullorja e asaj kohe për qytetin e Tiranës.

Në vitet ’50 Sadiku bashkë me fëmijet e tij vendosen në Yzberisht. Bashkë me të birin e tij, Isufin (Lala), kalisnin gurët dhe shpesh riparonin mullinjtë me gurë për të gjithë koperativat e zonës. Pas viteve ’90, me një kapital të vogël fillestar, 4 vëllezërit NELA, në gjurmët e paraardhësve të tyre, arritën të ripërtërinin traditën familjare e cila filloi në Kavallë duke e plotësuar atë me risitë teknologjike bashkëkohore.

Pas viteve ’90, ata filluan aktivitetin duke investuar në pastiçeri dhe prodhimin e akullores. Më pas riinvestuan në furra buke dhe në mulli me gurë për një miell sa më cilësor. Sot vëllezërit NELA, në brezin e 4, pas pikënisjes në Kavallë, ruajnë të njëjtat formula dhe pasion për punën ashtu si 100 vjet më parë gjyshërit e tyre.

Rruga Sami Frashëri, Tirana, Albania, Tiranë 1001
Rruga 3 Deshmoret, Tirana

@nelapastryandbakery