Pastry and Bakery Nela

 

Eksperienca e parë me furrën dhe tregtinë për familjen Nela nis në vitin 1890 në Kavallë (Greqi). Katër
vëllezër të familjes NELA, nga të cilët edhe gjyshi i trashëgimtarëve të sotëm Sadiku, hapin një furrë
buke dhe një han. Në vitin 1923, familjet NELA kthehen në Shqipëri duke u vendosur në Selitë të
Malësisë së Tiranës. Ne vitin 1929 hapin një furrë buke midis Rrugës se Elbasanit dhe Pazarit të Ri, e cila
punoi deri në vitin 1940. Gjatë viteve në vijim, Nelat u morën me tregtimin e borës nga e cila prodhohej
akullorja e asaj kohe për qytetin e Tiranës.
Në vitet ’50 Sadiku bashkë me fëmijet e tij vendosen në Yzberisht. Bashkë me të birin e tij, Isufin (Lala),
kalisnin gurët dhe shpesh riparonin mullinjtë me gurë për të gjithë koperativat e zonës. Pas viteve ’90,
me një kapital të vogël fillestar, 4 vëllezërit NELA, në gjurmët e paraardhësve të tyre, arritën të
ripërtërinin traditën familjare e cila filloi në Kavallë duke e plotësuar atë me risitë teknologjike
bashkëkohore.
Pas viteve ’90, ata filluan aktivitetin duke investuar në pastiçeri dhe prodhimin e akullores. Më pas
riinvestuan në furra buke dhe në mulli me gurë për një miell sa më cilësor. Sot vëllezërit NELA, në brezin
e 4, pas pikënisjes në Kavallë, ruajnë të njëjtat formula dhe pasion për punën ashtu si 100 vjet më parë
gjyshërit e tyre.

image