ATES Studio është një nga sipërmarrjet e vogla lider në fushën e parukerisë dhe grimit professional.
Parukeria është themeluar që në vitin 1996 dhe që prej atij viti vazhdon funksionin e saj, duke qenë
gjithmonë në koherencë me metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushën e parukerisë.
Gjatë kësaj kohe ATES Studio ka ofruar shërbimet e saj duke kuruar imazhin e klientëve të ndryshëm për
sete fotografike, videoklipe, spote, filma artistikë, programe televizive , modeling, fushata bukurie etj.
Fantazia, stili dhe pasioni kanë qenë gjithnjë udhëheqëse të punës sonë ndër vite. Qëllimi ynë ka qenë
dhe është ngritja e standartit në parukeri , që shërbimet në këto fusha të ngrihen në një nivel
bashkëkohor.
Punonjësit tanë janë profesionistë të vërtetë dhe të kualifikuar, zotërues në metodat më të avancuara të
krehjes, prerjes, ngjyrimit dhe stilimit të flokëve dhe të aftë dhe innovator në teknika të tilla si: make-up
për ditën dhe mbrëmje, make-up televiziv, kinematografik, fashion etj.