Ardeno është një kompani që operon për më shumë se 20 vjet në prodhimin dhe
përpunimin e drurit, me një gamë të gjerë produktesh si: element druri, karrige, tavolina,
kolltuqe, kuzhina, soxhorno, dhoma gjumi dhe mobilje të personalizuara.
Eksperienca e punës sonë ka sjelle një markë unike, e cila përcjell besueshmeri, gatishmëri
dhe fleksibilitet.
Ajo që na dallon në tregun tonë dhe të huaj është: cilësia e materialeve të zgjedhur,
përpunimi i tyre, orientimi drejt modeleve të reja, produkte të projektuara me kujdes,
vëmendje ndaj detajeve dhe shërbimit ndaj klientit. Mbështetja jonë për konsumatorin është
bazuar mbi parimin e vendosjes në dispozicion të tyre një staf të kualifikuar që plotëson
kërkesat e tij.
Forca jonë qëndron në aftësitë tona për të vënë në punë makineritë e teknologjisë së lartë
dhe kombinimin me prodhimet tradicionale. Njohuritë dhe teknikat moderne janë themeli
mbi të cilin kemi ndërtuar me krenari e besueshmëri reputacionin tonë të sukseshëm.
ORGANIZIMI INDUSTRIAL
Ne u ofrojmë gjithë klientëve tanë mundesinë për të zgjedhur produktin direkt nga fabrika, si
dhe nëpërmjet distributorëve tanë brenda dhe jashtë vendit (Itali, Kosovë, Greqi,Maqedoni
dhe Mal i Zi).
Teknologjia e lartë Gjermane dhe Italiane është e vendosur në 8000 m2 ambjente pune dhe
magazinimi dhe 4000m2 ekspozita. Ardeno ofron mbi 500 produkte me një gamë të gjerë të
modeleve, të dizenjove të ndryshme, ekonomike, moderne e klasike. Fokusi ynë mbetet
vlera e produkteve dhe cilësia e markës tonë. Gjithashtu kompania jonë është projektuar
posaçërisht për të ndihmuar klientët duke ofruar kosto të ulët e realizimin në kohë të
produkteve.
Prodhimet tona janë të ndërtuara mbi zgjedhjen e linjave të prodhimit, krijimin e modeleve
të reja, zgjedhjen e drurit, teknikat e prodhimit dhe perdorimin e tekstileve dhe ngjyrave.
Cdo aspekt i prodhimit tonë është i mbështetur edhe në bashkëpunimin me firma Italiane
dhe Gjermane.
Produktet Ardeno janë të veçanta dhe të regjistruara sipas ligjit dhe të çertifikuara me: ISO
9001 – 2008: 14001-2004

image