“Do të doja të mblidhja gjithë aromat e dashura të jetës në këto kutiçka prej xhami, një kombinim i frutave të freskëta, ndjesive të ëmbla, mendimeve pikante, kujtimeve të fëmijërisë, stinëve që vijnë e shkojnë dhe shumë më tepër se kaq…

Le te presim së bashku surprizat e ëmbla… dhe të shijojmë pak Reçel!

Aroma, Ndjesi, Dashuri, Kujtime”.

Kështu me keto mendime lindi reçeli i pagëzuar nga unë me emrin tim, “Sabi`s Jam” dhe jo vetëm Jam. Kjo u ndoq me idenë për të dhuruar paketime të vogla dhe të këndshme për miqtë e mi në festa të ndryshme. Dhe pëlqimi e vlerësimi i tyre për këto delikatesa më çoji drej rrugës së prodhimit më masiv, jo më vetëm për të dhuruar por edhe pë ta bërë present në treg. Shihemi se shpejti me kutiçkat e vogla prej xhami.

image